Interreg Italia AlbaniaBashkimi Evropian Projekt i financiuar nga Bashkimi Evropian
Fondi Evropian per Zhvillimin Rajonal (FEZR)

Karaburun

(Di.S.Te.B.A., Universitą del Salento - Lecce)

Tipologjia
Itinerar natyror

Mjetet
Varkë 10+8 m, këmbë 4

Këshilla
Ujë dhe ushqim me vete

Periudha më e mirë
Prill-qershor; shtator-tetor

Zgjatja max
6 orë

Oferta e paketës
  • Vajtje-ardhje me varkë/gomone me motor
  • Guidë në tokë për 4km
  • Guidë në ujë për zhytje, marrje me qera e bombolave dhe mjeteve të tjera për zhytje
  • Ngrënia e mëngjesit në tendë
  • Kuota e mirëmbajtjes së kartelave

Aktivitete
Trecking, fotografi, not, zhytje, blerje e produkteve lokale (mjalt, djath), thellim në njohjet kulturale

Organizim për 10 persona
Mbërritje në Shën Jan. 5 zbresin në tokë me guidë natyrore dhe ecin në rrugë natyrore drejt Kepit të Gjuhëzës(4km,2orë).5 zhyten me giudën e posaçme(1orë), trasferohen me gomone deri në shpellën e Haxhi Alisë dhe më pas në Kepin e Gjuhëzës(1 orë) ku zbresin për vijën tokësore. Këtu hipin në varkë ata të 5 që erdhën në këmbë, të cilët zhyten në Kepin e Gjuhëzës, vizitojnë shpellën e Haxhi Alisë, e më pas spostohen në Shën Jan(1 orë), për të marrë të tjerët të cilët ndërkohë përfundojnë vijën tokësore (2 orë). Mundësi për të ndërruar zhytjen me banjo/relax dhe/ose për të shtuar zgarё dhe/ose arrosto në fund.

Shpellat detare

Shpellat detare

Legjenda
Pirati Haxhi Ali e përdorte shpellën si bazë të tij, ku fshihte një ose dy varka të shpejta që i lëshonte në ndekje të anijeve në udhëtim në afërsi të gadishullit.
Në ‘700 rënia e pjesshme e pjesës së hyrjes në shpellë pengonte kalimin me not dhe të anijeve tё peshkimit më të mёdha se 0,5m dhe kjo i dha fund aksioneve të piratëve.
Rënia ishte pasojë e një tërmeti, por dyshimi që kjo rënia të ketë ardhur nga një veprim i qëllimshëm sabotimi nga agjentë venecianë është i fortë (Venecia kishte, pas gjithë Dalmacisë dhe Durrësit të Shqipërisë së Veriut, si bazë vetëm Korfuzin në Greqi:kështu që nuk kishte arritur të mbante një prezencë të fortë mbi bregun shqiptar dhe anijet në udhëtim, midis të cilave dhe dy anije të mëdha të cilat shpesh merrnin pjesë në agresionet detare turko-shqiptare)

Thellim njohurish
lShpella është studiuar me hollësi nga biologët e stacionit të Biologjisë Detare të Universitetit të Salentos (e disponueshme karta dhe seksioni në 2 files pdf). Pishina e brenshme mat 61 me 43m dhe një thellësi maksimale prej 11m. Hyrja është e lartë gati 45m. Në pjesën e zhytur janë interesit të veçantë grumbullimet e krimbave gregari te Hypsicomus stichophthalmus. Në paretin e kundërt të hyrjes vihen re stalaktite biogjene të pjerrëta (duke u rritur drejtohen drejt dritës së hyrjes pasi janë të pёrbëra edhe nga alga e bimë, veç karbonateve). Në të njëtin paret, për gati 3m nën ujë, hapet një shteg tërësisht i zhytur që ecën brenda shkëmbit për gati 30m. Zbuluar dhe përshkruar nga biologët e Leçe-s në 2004, ka një fund të përbaltur dhe mure me tuba të bardha gurore (të gjatë dhe të hollë) të krijuar nga krimbat serpulidi të cilët japin përshtypjen e shkrimeve me shkumës mbi një dërrasë të zezë. E lehtë për t’u gjetur edhe ylli me lëkurë të kuqe Hacelia e quajtur e rrallë ne Salento.

Pёr tё ditur mё shumё

» Kthehu ne fillim te faqes

Peisazhi

Peisazhi

Vёnia nё dukje e gurёve dhe gёrryerjes me mungesё tё vijave ujore sipёrfaqёsore

» Kthehu ne fillim te faqes

Ambienti natyral

Ambienti natyral

Pёrshkrim i ambientit natyral tё dukshёm dhe tё fshehur: organizma tё klimёs mesdhetare me hyrjen tё shumta tё specieve qё kёrkojnё nxehtёsi, qё jetojnё nё lartёsi te mёdha, nё tё njёjtin gadishull, dhe qё humbasin propaguli drejt fushёs.
Pylli ёshtё i ri ndoshta pёr shkak tё prerjes qё i ёshtё bёrё nga frekuentimi i vendeve nga ana e ushtarakёve (tё cilёt kanё shёnuar rrugёn) dhe nga barinjtё.
Rruga ёshtё thellёsisht e karakterizuar nga lisat (5 lloje tё ndryshme), nga terebinto dhe nga euforbia. Gёlqerja ështё kompakte. Pёr sa i pёrket faunёs, rruga ёshtё shumё interesante pёr nga insektete, qё nё pranverё, rikthehen tё shumtё.
Deti ёshtё i thellё mё tepёr se 40m nga ana e brendshme dhe zbret 200m drejt anёs sё jashtme pa ndarjen e platformёs kontinentale.
Kepi i Gjuhёzёs ndan, nё formё W, Adriatikun jugor nga Joni verior. Nё brendёsi tё gjirit tё Vlorёs, gjithçka konsiderohet si pjesё e Adriatikut jugor.

» Kthehu ne fillim te faqes

Mbrojtja ushtarake

Mbrojtja ushtarake

Bunker nё formё kёrpudhe tё shpёrndarё pёrgjatё gjithё rrugёs pёr tё kujtuar fobinё e njё pushtimi tё ri italian (nё 50 vitet e para tё ‘900 italianёt “hynё” nё Shqipёri tri herё...). Godina me shumё kate, tё braktisura, dёshmojnё njё qёndrim tё gjatё ushtarak. Nё pikёn mё tё lartё tё rrugёs (gati 100m mbi nivelin e detit), njё tunel nё shkёmb mbante njё top drejtuar sё largu.
Njё tjetёr tunel nё shkёmb ёshtё i dukshёm nё Shёn Jan, por ky ndoshta luante rolin e njё depoje municionesh. Linja e rёndё mbrojtёse e bregut tё Karaburunit ёshtё versioni i fundit, duke bёrё dallimet e duhura midis periudhave historike, i linjёs sё fuqishme mbrojtёse bregdetare qё nё ‘500 - ‘600 spanjollёt realizuan nё tё gjithё Puglia-n e Italisё jugore, erigendo dhe duke ristrukturuar kullat e vrojtimit kundёr kalimeve tё shpeshta tё turko-saraçenёve me prejardhje tё mundshme, tё paktёn pёr Salenton, shqiptare.

» Kthehu ne fillim te faqes

Det/zhytje

Det/zhytje

Ambienti detar i zhytur i Karaburunit ёshtё i karakterizuar nga rrёpira tё forta qё arrijnё thellёsi tё mёdha nё distancё tё vogёl nga bregu. Fauna dhe flora janё mё tё pasura nga sa mund tё shikohet pёrgjatё brigjeve të thyera tё Salentos, me karakteristikё prezencёn e ujёrave tё ftohta qё nё thellёsi tё vogёl, e cila lejon rigoglion e formave tё thella nё bazё tё mundёsive tё njё misioni zhytjeje. Nё verё do tё jetё e lehtё tё vёsh re mbulesёn me alga Fucus vёrtet tё rrallё pёr zhytjet nё bregun italian, dhe bollёkun i castagnolave tё kuqe, nё Salento tё gjendshme vetёm pas 30m thellёsi (ndёrlidhje me files pdf mbi fundin detar tё Karaburunit.

» Kthehu ne fillim te faqes

Jeta baritore

Jeta baritore

Disa barinj jetojnё tё izoluar nё Karaburun pa drita dhe pa ngrohje. Janё shpesh tё rinj dhe ndjekin njё stil jete tё pandryshuar ndёr mijёvjeçarё. Mungesa e plotё e fshatrave dhe urbanizimit nё Karaburun i bёn netet veçanёrisht tё errёta, por ideale pёr tё kapur qoftё edhe dritёn mё tё vogёl pёrtej Kanalit tё Otrantos. Barinjtё duket se kanё ndarё afёrsisht midis tyre zonat blegtorale, dhe pёrgjatё rrugёs dallohen sinjale tё “kufijve” midis zonave tё kullotave pёrkatёse. Kafshёt e mbajtura janё kryesisht dhi, dhe pylli u jep kёtyre burrave tё vetmuar drurin per tё punuar, natёn, qumёshtin e çdo dite, dhe per tё ngrohur netёt e ftohta tё dimrit. Banesat e barinjve janё spartane, por disa prej tyre kanё krijuar kopshte bletёsh pёr prodhimin e mjaltit. Djathra tё freskёt dhe mjalt, madje dhe mish nё hell, mund tё blihen direkt nga kёta prodhues dhe mund tё gatuhen nё vend pёr zgjeruar eksperiencёn e “sё egrёs” qё ky itinerar ngjall.

» Torna su