Tipologjia
Itenerar natyralistik
Komuna
Diso (LE)
Koha e përshkimit
2,5 orë
Gjatësia
2,5 km
Mjetet e këshilluara
Me këmbë
Vështirësia
Eskursionistik (E)
Këshilla
Merr me vete ujë e këpucë të rehatshme
Periudha më e mirë
Mars-maj; shtator-tetor
Aktivitetet
Trekking, fotografi, thellim kulturor
Kanali i madh i ’Acquaviva është një nga qëndrat që paraqet interesin më të madh natyror e të pejsazhit se pjesës lindore bregdetare të Salentos. Është në fakt një prej oazeve të rrallë të gjelbërt, të përshkuara nga rruga në afërsi të bregut, përgjatë një bregu, që është shumë e varfër në dru e pemë atje ku nuk ka ullinj. Morfologjia e zonës ripasqyron atë të kanaleve të tjera të cilët dëshmojnë veprimin gërryerës të ujit në daljen e tij në det. Fundi i kësaj të çare mund të jetë në fakt, shtrati i një burimi të vjetër që sot, i fundosur nën shtresat e poshtme të tokës, ushqen shtresën ujëmbledhëse prej nga e kanë origjinën ujërat e burimit që dallohen përgjatë buzëdetit në gjirin e Acquaviva. Të dyja anët e kanalit të madh kanë një bimësi të dendur shkurresh me të cilën ndërthuren elemente te ripyllëzimt si pisha e Alepit. Shkalla e biodiversitetit bimor të sitit është e lartë për shkak të mbjelljes së llojeve të reja në pjesën fundore ku anët e tij janë bërë tarraca për të lejuar një shfytëzim krijues në zonë. Ndërhyrja e njeriut është shënuar përveç se pranisë së bimëve të mbjella në ripyllëzimet si pisha e Alepit dhe eukalipti, dhe nga specie të tjera të sjella në Itali në tentativë për të përhapur rritjen e krimbit të mëndafshit si mëni dhe arra e Indisë. Lloje shkurresh, shumë e dendur në disa pjesë, prezantohen nga bimë autoktone si murrizi, dushku i rëndomtë, dafina, marrea, bafra, të karakterizuara nga gjethe të forta e me shkëlqim të mirëpërshtatura me kushtet e thatësirës e pikun e diellit të stinës së verës. Ilqja, që natyrisht është pema më e përhapur , shoqërohet nga lisat si lisi me gjëmba, lisi i Daleshamp dhe lisi vlonjat. Një çiçibune në formë flamuri dallohet si një roje e Kanalit të madh në pjesën e tij qëndrore mbi urëzën e kalimit së rrugës në afërsi të detit. Pjesa e fundit e Kanalit, e shtënguar nga shkëmbinjtë, sheh bukurinë e një anfiteatri natyror ku dy brigjet shkëmbore janë një kornizë e një shtjelle uji e cila dhe në kulmin e verës të shtie të dridhurat nga të ftohtit; larësit e shumtë , që mbushin plazhin e vogël me zallishte të ’“Acquaviva”, e dinë dhe me të hyrë në ujë provojnë dalldinë e një dushi skocez.
Një numër i madh terrenesh të taracuara, pajare e labirinte gurësh të thatë, gërshetohen duke përfshirënë gjirin e vet ullinj shekullorë, pisha të përkulur nga era, e mbi të gjitha , lloje të veçanta ndodhen në muret e shkatërruar, si një strehë e tyre e fundit. Shtegu i thyer të çon në një “ncurtaturo” shumë i bukur i rrethuar nga mure momentale ,mbrojtëse të pak drurëve të ullirit. Një shkallë hyrje në brendësi është një kryevepër e arkitekturës që meriton admirim.Speciet që dalin nga muret janë ato që dalin nga shtratet e ulëta e më me hije të njollës e të gariga si çaji siçilian, camedrio i verdhë dhe shargulli. Pasi është kaluar një grup i vogël pishash të Aleppos shtegu kalon ende në ullinjtë e tarracuar para se të mbyllet nga një rrugë e asfaltuar;duke e përshkuar këtë për pak metra, mund të ecet në të djathtën e një shtegu të dytë. Kalohet kështu, një kreshtë e malit të Kanalit të Madh, në të cilën disa pajare ndajnë hapësirën me grupe të vogla të makies dhe lisit gjembaç gjithnjë e më tepër të reduktuar (zvogëluar)nga zjarret e verës.
Emergjencat botanike më të rëndësishme në këtë zonë mund të gjenden në brendësi të Kanalit të Madh dhe në shkëmbinjtë gëlqerorë të kreshtave të larta të cilat modelojnë dhe gjirin Acquaviva. Në pjesën fundore, duke vëzhguar shkëmbinjtë gëlqerorë të kanlait të Madh, mund të admirojmë florën më interessante të sitit: florën rupikola. Disa nga speciet bimore të vëzhgueshme në shkëmbinjtë e Acquaviva janë kaq të rëndësishme sa shënohen midis specieve që meritojnë veprime të veçanta mbrojtjeje dhe në këtë mënyrë meritojnë të vendosen në “Librin e Kuq të Bimëve të Italisë”; midis të cilave gjejmë të mahnitshmen dredhulën puljeze, kaçilen e argjendtë të Leucas, stërkungullin e ndritshëm dhe kummelin e Greqisë. Kaçilja e atgjendtë e Leacuas, në vëçanti, në fillim të pranverës, ngjyros me një të verdhë të ndezur, gjithë gjirin “Acquaviva bërthamat e makies mesdhetare alternohen me ullishte të vogla disa prej të cilave tashmë të lëna pas dore. Këtu makia dominohet nga shkurret e lisit gjembaç i cili nuk i arrin kurrë përmasat e një peme edhe për shkak të zjarreve të vazhdueshme. Në zonën e pajisur për pushim dhe përtëritje të Kanalit të Madh gjenden më në fund dhe ekzemplarë të bukur dhe vetusti të Lentiscos të cilat shprehin në diametrin e dukshëm të trungut të tyre gjithë jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Në litoralin shkëmbor depozitat e sedimenteve, midis thyerjeve të këtyre shkëmbinjve, mirëpresin dhe specie të veçanta bimore si: limonio virgato, finocchio i detit, salicornia fruticosa, cappero. Është e ashtuquajtura bimësi pionere e përroskave shkëmbore shumë afër detit. Bëhet fjalë për specie alorupicole, bimë të përshtatura me kushte estreme të nënshtresës duke jetuar shpesh në çarje të padukshme të shkëmbinjve dhe mbi të gjitha të kripësise, gati përherë më e madhe se ajo e detit.
Jemi përballë një litorali shkmëbor të gëlqerorëve kompaktë (gëlqerorët e Kastros). Në majë të kësaj zone shkëmbore një vijë gati e pandarë muresh të vogla të thara mbajnë tarracat e vogla, të cilat pas gjithë urbanizimit të ndjeshmë të viteve të kaluara, mirëpresin ende kultivime (mbjellje) tradizionale të zonës si Ulliri, Fiku dhe Vreshtat.
Gjiri “Acquaviva” është një prej siteve të ndikimit të veçantë për efektin e prodhuar nga burimet shumë të ftohta të cilat dalin pikërisht në nivelin e detit. Jashtë turmës së plazhit veror uji një nga sitet e magjepsjes së veçantë për efektin e prodhuar nga ujërat e ftohta gurgulluese të cilat t’i zë syri deri në nivelin e buzëdetit. Jashtë pellgut të banjave verore uji është i ftohtë e i kthjellët; shpella të vogla e perroska mes shkëmbinjve gëlqerorë përgjatë brigjeve të larta ofrojnë një pejsazh me vlera të mëdha.
Një rrugëtim shtesë do të na lejojë një shikim nga lart te kesaj pjese te bregut e gjithashtu të pjesës së shtegut të përshkuar. Gjithnjë nga Vila komunale e Marittima mund të ndjekësh sinjalistikën turistike që tregon Kullën Lupo rreth 1,5 km nga kjo pikë. Mund të shkohet me biçikletë deri tek kulla ose me makinë deri te zgjojet “Kulla Lupo” e prej këtej vazhdohet në këmbë për rreth 400 metra deri në fund të rrugës e cila mbyllet në sitin magjepsës e panoramik në të cilin ngrihet kulla me brimën karakteristike në pjesën e sipërme. Këtu vështrimi i syrit me të vërtetë i gjerë, mund të vlerësojë një pejsazh bregdetar i cili shtrihet për 15 km nga Kastro deri në Trikase. Pejsazhi rural dominohet nga shkëmbinj të bardhë gëlqerore, nga ngastra të vogla toke të ndara nga muret tipike të thata e nga prania e ”caseddhre e pajare“ fshatare të zhytura në një ndërthurje bimore të Ullinjve, çiçibanozeve, e Perastri. Kulla sundon mbi një plan të lartë të pjerrësisë, e cila bie mbi tarracat e vogla të terrenit. Në një nivel me kullën shtrihen kullotat e vjetra të karakterizuara nga specie të ambienteve të thata e shpesh objekte të zjarreve si Scilla detare, shkarpa, buzë gomari, Barboncino mesdhetar. Kulla mban në muret e saj lloje të rralla shkëmbore si Kumeli i Greqisë, Karapana, stërkungulli me shkëlqim e Lulekëmbora Pulieze. Nëse ju inetresojnë tematikat e bletërritjes biologjike, ju këshillojmë, në kthim, një ndalesë në zgjojet e “Kullës Lupo”, stacion didaktik i Qendrës së Edukimit Mjedisor. Këtu, maturia e bletërritësit dhe atmosfera që ka ditur të krijojë përreth strehës së tij dhe asaj së bletëve të tij, janë elemente të mjaftueshëm për ta ndjerë rrugëtimin një udhëtim njohurie e njohje.
Te githa informacionet mbi Per.Na.Tur. - info@pernatur.org
Realizuar nga ClioCom - Clio S.r.l. Lecce