Tipologjia
historike - natyralistike
Komuna
Castro (LE), Diso (LE)
Koha e qëndrimit
3orë
Gjatësia
9,5 km
Mjete te këshillueshme
mountain-bike (8,5Km), me këmbë (1Km)
Vështirësi
turistike (T)
Këshilla
merrni me vehte këpucë komode
Periudha më e mirë
mars-qershor; shtator-tetor
Aktivitetet
ciclo-trekking, fotografi, thellim kulturor
Kështjella e Kastros zotëron një strukturë mbrojtëse që i përket moshës së normane-anxhoine dhe një tjetër e cila i përket moshës aragoneze. E gjithë struktura kështjellë urbane është riprojektuar në gjysmën e dytë të viteve 500 e pajisur me një rreth muresh me pemë në formë gjashtëkëndore të zgjatur e me kulla kryesore në pikat strategjike për shkak të zhvillimit kompleks në rreth 800m në një zonë me rreth 3 ha. Kështjella kohët e fundit i është nënshtruar punimeve të gërmimit, të cilat kryhen për të zbuluar "themeleve" të saja të vjetra mesapike, e rrehtuar nga një shteg, i cili përbën ne fakt, përshkrimin e murene të vjetra të qytetit. Shtegu i mureve përbëhet nga një rrugë e ngushtë magjepsëse mes rrënojave historike të strukturave mbrojtëse dhe copëzave të tokës ku alternohen kopshte dhe ullishte që zbresin me tarraca drejt detit. Mes tyre, më antikët janë të viteve 700 e prandaj nuk mungojnë egzemplarë të mëdhenj ulinjsh të shtembëruar nda koha e nga erërat e lagështa që mbrrin në ditët dimërore të shirokut. Mbetjet e një peisazhi fshatar që duket në portat e vjetra, të mureve, të hyrjeve dhe shkallareve me gur mes parcelave të vogla private ndërthuren me pamjen e gjerë mbi det, në një sfond ideal ku shikimi humbet në legjenda e histori të një vendi që detin e ka pikën e tij të referimit. Një zigzag i këndshëm mes rrugicave të Kastros së lartme dhe një pjesë rruge anës bregut do të lejojnë të arrihet "Parku i lisave";njëhëerë i njohur si "Pylli Sgarra" përfaqëson sot, një nga pjesët e fundit të pyllit, i cili deri në Mesjetë, zinte nje pjesë të madhe të territorit salentin. Përpara se të arrihet, në afërsi të kryqëzimit që çon në të majtë të Kastro marina dhe në të djathtë të Marina di Marittima mund të vërehet në anën e majtë të rrugës "Kulla e vjetër e Disos", tashmë e kthyer në rrënojë dhe gati tërësisht e fshehur nga ullinjtë.
"Parku i Lisave" i Kastros është një zonë e vogël pyjore në më pak se 5 ha e cila përbën një nga
një nga bërthamat e fundit relike të liqishtes përgjatë bregut të "Otranto-S.M. di Leuca". Një kohë i quajtur me emrin "Pylli Sgarra" është sot një pikë takimi ku fëmijët mund të luajnë pa rrezik në zonën e përcaktuar për lojra dhe të rriturit mund të gjejnë momente argëtimi e shlodhjeje nën egzemplarët e mëdhenj të ilqeve. Përgjatë gjithë rrugës, panelet didaktike ilustrojnë informacionet e përmbledhuar për faunën e florën mesdhetare. Mirëmbajtja e pyllit i ka lejuar atij tërësinë në gjithë këto vite. Pylli përshkohet nga një shteg kryesor i cili i përcakton perimetrin e brendshëm. Ndërsa pjesa qendrore është e brazduar nga një kanal i madh ujëmbledhës, ujra që zbresin nga zonat më të larta së zones përreth si Marittima e Vinjakastrisi. Në brendësi të pyllit, në fund, në vend të dukshëm sepse është pranë shtegut në pjesën e kreut, është e pranishme një strukturë dolmenike (Dolmen Sgarra 1) si dëshmi e një frekuentimi të vjetër të zonës.
Në luginat e në malet në afërsi të bregut, në rrugët e Acquaviva, janë për t'u vënë në dukje elemente të një interesimi më të madh për peisazhin rural. Në këtë pjesë kanë ndodhur dhe ndërhyrjet në numër më të madh në ndërtimin e zonës bregdetare me ngritjen e një kordoni të gjatë ndërtesash për stinën e verës, të zhytura në kopshte private e në parcela ende të kultivuara. Megjithë urbanizimin e ndjeshëm, prania e tarracave , me mure prej guri mbajtës dhe ndarës e mirëmbajtjen e kulturave tradicinale të zonës si ulliri, fiku, hardhive të rrushit, çiçibune, kaparinë, etj, e bëjnë këtë zonë me vlerë të veçantë për peisazhin e biodiversitetin bujqësor. Në malet në afërsi të bregut shtrihet një seri tarracash në të cilat dominon në mënyrë të dukshme kultura e ullirit; e shoqëruar me praninë e çiçbuneve të shumta, të fiqve dhe të shkurreve atje ku terreni i varfër bujqësor dhe prania e shkëmbinjve nuk lënë asnjë formë të kultivimit. Gjurmë të një arkitekture të jashtzakonshme, por pothuaj të panjohur, janë dhe "mantagnate". Në dialektin salentin "mantagnu" do të thoë vendstrehim e "mantagnata" është vend i ruajtur nga era, i zhytur në ngrohtësinë e rrezeve të diellit. Kështu quhen dhe muret me gurë të ndërtuara për të mbrojtur pemët (ullinjtë, hardhitë, fiqtë, etj.) nga era e lagësht përgjatë bregut ose nga erërat e ftohta të tokës. Mund të soditen disa prej tyre në pjesën e parë të rrugës së asfaltuar që nga pylli shpie në afërsi të detit në Kastro-Marina di Marittima.
Ilqja dominon në mënyrë të pakundërshtueshme ambientin qëndror të itinerarit; megjithatë shoqërohet nga specie më tepër mezofile si dafina, murrizi e nespulla europiane. Nuk mungojnë bimë të rralla si orkidea (Epipactis microphilla) që lulëzon në stinën e verës dhe specie shkëmbore si stërkungulli e lulukëmbora pulieze. Prania e specive shkëmbore është një aspekt, që e bën pyllin të pasur me një peisazh më të ndryshueshëm e më të mirëndërtuar nga realitetet e tjera pyjore. Këtu shkëmbi i thepisur, që arrihet nga një shmangie e shtegut, është në zemër të zonës; fierët e vegjël e tapete myshqesh vizatojnë një ambient të vogël përrallash. Kudo, nën pemë e nën shkurre, kokrrat e kuqe të murrizit I japin ngjyrë një bimësie të pasur në aroma e sekrete të vogla nën gjethet e thata që kërcasin zhurmshëm në peisazhin tonë. Një vëmendje të veçantë meriton, gjithsesi, prania e orkidesë e cila gjen përhapje më të madhe në pyjet me ahe e qarre të Garganos dhe që përtërihet vetëm këtu në Salento.
Te githa informacionet mbi Per.Na.Tur. - info@pernatur.org
Realizuar nga ClioCom - Clio S.r.l. Lecce